Të martën, të gjithë besimtarët myslimane nisin Muajin e Madhërishëm të agjërimit.

Me këtë rast, kryetari i Komunitetit Mysliman Selim Muça uroi të gjithë besimtarët duke thënë se’shoqëria sot ka nevojë për mëshire dhe drejtësi dhe ne duke agjeruar behemi me te meshirshem dhe me te drejte’.

“Ne nuk duhet të harrojmë se njerëzit sot kanë nevojë për mëshirë, dashuri, mirëkuptim, paqe. Të afërmit kanë nevojë për përkrahje, prandaj në muajin e Ramazanit të jemi më të vëmendshëm për të përkrahur njëri-tjetrin. Gjithë bota sot ka nevojë për mëshirë”, tha Selim Muça.

Top Channel