Pas aksidentit tragjik me 4 të vdekur në aksin Elbasan-Librazhd, policia
arrestoi drejtuesit e tre mjeteve të përfshirë në aksident.

Ata u ndaluan pas hetimeve per kete aksident dhe sipas te dhenave te policise ne aksident jane perfshire tre mjete, mjeti tip BMW me targë AA EA me drejtues shtetasin Edvin Çuçuli, 29 vjeç banues ne Elbasan. Mjeti Ford Tranzit me targe LB 001 A me drejtues shtetasin Eduart Haskurti, 40 vjeç banues ne Librazhd. Mjeti DAF kamion me targe KO 7579 B e me rimorkio me targe KO 1024 A, me drejtues Renato Torollari, vjeç 31, banues ne lagjen Radanec-Korce.

Si pasoje e perplasjes se tre mjeteve, kane gjetur vdekjen e menjehershme Fetah Çela, vjec 50, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, si dhe bashkeshortja e tij shtetasja Ryfete Çela, 48 vjeçe. Nasibe Shehu, 49 vjeçe banuese ne fshatin Katund i Ri Elbasan, si dhe nena e saj shtetasja Salushe Kullafi, 69 vjeçe banuese po ne fshatin Katund i Ri Elbasan. Të katërt viktimat ishin pasagjere ne mjetin Ford tranzit me drejtues shtetasin Eduart Haskuti, ku nga ky aksident mbeti i demtuar dhe ky shtetas, i cili eshte derguar ne Spitalin Ushtarak Tirane.

Per shkak te demtimeve te medha kater viktimat ishin pothuajse te paidentifikueshme. Nga hetimet, paraprakisht mendohet se shkak i ndodhjes se aksidentit ka qene nje parakalim i gabuar nga ana e drejtuesit te BMW, shtetasit Edvin Çuculi, i cili ka parakaluar kamionin me drejtues Renato Torollari, ku te dy keto mjete kishin si drejtim levizje Elbasan-Librazhd, ndersa mjeti tip furgon me drejtues Eduart Haskuti i cili levizte nga krahu tjeter kishte si drejtim levizje Librazhd-Elbasan. Policia e Elbasanit mori masen e arrestit ne flagrance per tre drejtuesit e mjeteve shtetasit: Edvin Çuçuli, Eduart Haskurti, Renato Torollari.

Top Channel