SHBA dënon dhunën në Egjipt

09/07/2013 00:00

Shtetet e Bashkuara e dënuan me forcë dhunën në Egjipt e pas vrasjes së
50 demonstruesve paqësore, i kërkuan ushtrisë vendase të tregojë
vetëpërmbajtje maksimale.

Përshkallezimi i situates atje dhe niveli i rrezikshem qe ka mberritur polarizimi politik, perbejne shqetesim serioz per Washingtonin. Ndersa percolli ngushellimet e tij per viktimat, zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Jay Carney theksoi se Egjipti “nuk do të dale nga kriza nese njerezit e tij nuk bashkohen për të gjetur një rrugë jo të dhunshme dhe gjithëpërfshirëse përpara.

“Shtetet e Bashkuara nuk favorizojnë e as nuk mbështesin ndonjë parti politike ose grup të veçantë. Ne mbetemi të angazhuar në mënyrë aktive me të gjitha palët, dhe do te vazhdojme ta mbeshtesim popullin egjiptian ndërkohë që ai po bën përpjekje për të shpëtuar demokracinë e porsalindur”, tha Carney.

Por ajo qe u qartesua nder te tjera nga zedhenesi eshte se Amerika nuk do ta nderprese ndihmen ushtarake 1,3 miliarde dollareshe per Egjiptin. Ligji amerikan dikton qe ndihma per nje vend te pezullohet nese qeveria e tij e zgjedhur ne menyre demokratike, eshte permbysur. Carney la te kuptohet se nje pezullim i shpejt i saj nuk do te ishte në interes të Shteteve të Bashkuara, por konsultimet e nivelit të lartë lidhur me këtë çështje po vazhdojne.

Nderkohe, presidenti i perkohshem i Egjiptit, Adly Mansour njoftoi ndryshime ne draft-kushtetuten islamike per te cilat me pas do te kryhet nje referendum, duke i hapur keshtu rrugen mbajtjes se zgjedhjeve te reja ne fillim te vitit te ardhshem. Ky zhvillim vjen ne kohen kur vendi vazhdon te mbetet pre e trazirave, qe kulmuan nje dite me pare me vrasjen e 51 mbeshtetesve te vellazerise myslimane, ndersa fokusi tani eshte zhvendosur tek perpjekjet per frenimin e nje tjeter shperthimi te dhunes.

Top Channel