Egjipti, Gjermania thirrje palëve

09/07/2013 00:00

Shqetësimet për situatën e krijuar ne Egjipt, i kanë kapërcyer caqet
diplomatike në vende si Gjermania, ku grupe njerezish kane dale ne
rruget e kryeqytetit per te shprehur mbeshtetjen ndaj Mohamed Mursit.
Protestuesit kerkojne qe ushtria te largohet dhe presidenti i permbysur
te rikthehet ne postin e tij ku nje vit me pare u zgjodh ne rruge
demokratike.

Shefi i diplomacise gjermane, Guido Westerwelle beri thirrje dy dite me pare nepermjet Twitter qe te gjithe personat pergjegjes per tensionet ne egjipt, të mos mbështeten tek dhuna. Tani duhet të fillohet sa më shpejt me hapa drejt procesit të transformimit demokratik, thuhej ne mesazhin e tij. Pese ore paskesaj, erdhi deklarata e Ministrisë së Jashtme ku percillej një paralajmërim për ata që udhëtojnë në Egjipt – përveç në zonat turistike në Detin e Kuq.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së Catherine Ashton, kembengul gjithashtu se në Egjipt duhet të mbahen zgjëedhje te reja sa më shpejt të jetë e mundur. por ekspertet nuk mendojne se apelet diplomatike do të degjohen nga palët në Egjipt.

“Mundësitë e ndikimit nga jashtë, sidomos ato qe ka ne dispozicion europa, sipas tyre jane te kufizuara. por pavaresisht trazirave ne kete vend, edhe politikanet gjermane ashtu si amerikanet, jane ne favor të vazhdimit të projekteve te zhvillimit ne kete vend, të përqendruara kryesisht në furnizimin me ujë të pijshëm dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe arsimit. sidoqofte, nese gjendja vazhdon te perkeqesohet te behet edhe me kaotike, bllokimi i projekteve ne fjale nuk ka per te qene nje skenar i pamundur.
 
Ushtria egjiptjane pretendon se vendosi te nderhynte kryesisht për të mbrojtur sipërmarrjet e shumta në vend, “nga turizmi deri në prodhimin e mallrave të konsumit”, sepse Vëllazëria Myslimane, sipas saj, deshtoi si në çështjet e rëndësishme të zhvillimit ekonomik, ashtu dhe në integrimin e forcave të tjera politike.

Top Channel