Përfaqësuesi Special i BE-së, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian që janë prezente në Kosovë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, së bashku theksuan rëndësinë që ka miratimi i Projektligjit për amnisti nga ana e Kosovës, si një element i nevojshëm i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ky ligj, ashtu siç është hartuar, ka fushëveprim të ngushtë, përjashton veprat që shkaktuan dëmtime të rënda trupore apo vdekjen dhe amneston vetëm ato krime ekonomike që janë kryer në lidhje me thirrjen për rezistencë.  

”Ne mirëpresim diskutimet e gjalla lidhur me ligjin për amnistinë në publik dhe në Kuvend e çmojmë përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për t’iu përgjigjur shqetësimeve të tyre, duke i mbajtur elementet për të cilat është arritur pajtim gjatë dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel. Miratimi i shpejtë i ligjit për amnisti nga ana e Kuvendit është hap vendimtar për të siguruar integrim të plotë të të gjithë qytetarëve në institucionet e Kosovës në tërë vendin”, shkruhej në një deklaratë të përbashkët të këtyre institucioneve.

Top Channel