Tiranë, aksident rrugor, katër të lënduar

12/07/2013 00:00

Një parakalim i gabuar ka bërë që pesë automjete të përfshihen në një aksident automobilistit së autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja rrugore është regjistruar mesditën e së enjtes, ndërkohë që shkak i aksidentit mendohet të jetë një parakalim i gabuar nga ana e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, i cili ka përfunduar në kanal.

Tre persona kanë marrë ndihmën e shpejtë në vendngjarje, ndërkohë që një pasagjere femër është dërguar menjëherë në spital ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel