Snowden do të japë deklaratë?

12/07/2013 00:00

Eduard Snowden ka kërkuar një takim me aktivistë të të drejtave të
njeriut në Moskë, të cilët do t’i presë, sipas gjasave në aeroportin
‘Sheremetievo’, ku ka qëndruar përgjatë gjithë kësaj kohe.

Ish-kontraktori i CIA-s, njeriu qe beri publik skandalin e pergjimeve ne Shtetet e Bashkuara, duket se ka ndermend te beje nje deklarate. Mes organizatave te kerkuara prej tij jane edhe Amnesty International e “Human Rights ëatch’, lidere ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

I ftuar gjithashtu eshte edhe juristi mjaft ne ze moskovit, Genrikh Padva. Ne mesazhin e tij, 30-vjeçari ankohet se qeveria amerikane ka organizuar nje fushate te padrejte per te mos e lejuar te siguroje azil politik. Ky pershkallezim i rrezikshem, thuhet aty, perfaqeson nje kercenim jo vetem per dinjitetin e Amerikes Latine apo dhe sigurine time personale, por edhe per te drejtat baze qe i takojne cdo njeriu per te jetuar i lire persekutimi.

I shumekerkuari nga Amerika duket se kerkon te diskutoje hapat e metejshem te duhet te hedhe ne kete situate, ndersa udhezon personat qe do te vijne te marrin me vete nje kopje te fteses dhe dokumente idenfikimi, sepse masat e sigurise do te jene shume te rrepta. Snowden-i nuk mund te largohet nga zona e tranzicimit pa dokumentet e azilit, nje pasaporte te vlefshme apo vizen ruse dhe ai nuk ka asnjeren prej tyre. rasti i tij ka acaruar marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Kines, qe e strehoi kur ai u largua nga Amerika. Nje dite me pare, presidenti Obama u shpreh i zhgenjyer nga Pekini qe zgjodhi te mos ua dorezonte 30-vjeçarin autoriteteve amerikane ne kohen kur ai qendroi ne Hong-Kong.  

Top Channel