Elbasan, në burg shkaktari aksidentit

12/07/2013 00:00

Gjykata e Elbasanit dha sot masën e sigurisë për tre drejtuesit e
mjeteve të përfshirë në aksidentin e së hënës ku gjetën vdekjen 4
persona.

Per drejtuesin e mjetit tip BMë me targa AA 971 EA, Edvin Çuçuli gjykata caktoi masen “arrest me burg”, ndersa dy drejtuesit e tjere te mjeteve, perkatesisht Eduart Haskurti drejtues i furgonit me targa  LB 001 A dhe Renato Torrolllari, drejtues kamionit me targa KO 1028 A do te ndiqen ne gjendje te lire.

Gjatë hetimit u provua se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit tip BMë me drejtues Edvin Cuculin i cili ka tentuar te kaloje kamionin duke i zene ne kete menyre rrugen furgonit, i cili levizste ne drejtim te kundert. Ne aksident u perfshine te treja mjetet duke shkaktuar pasoja tragjike. Ne kete aksident i cili ndodhi pasditen e 8 korrikut ne aksin Elbasan-Librazhd gjeten vdekjen 4 persona. Te gjithe viktimat ishin pasagjere te furgonit te linjes Elbasan-Librazhd, drejtuesi i te cilit u plagos rende.

Top Channel