Snowden kërkon azil në Rusi

12/07/2013 19:55

Ish-nëpunesi i CIA-s, Eduard Snowden u takua me grupet e të drejtave të njeriut në aeroportin e Moskës, në daljen e parë publike gjatë këtyre tre javëve.

29-vjeçari i paraqiti Rusisë kërkesën për azil sepse nuk kishte mundur të udhëtonte në Amerikën Latine, ku Venezuela i ka garantuar strehimin.

“Në fakt ai tha se do të kërkojë mënjëherë azil politik këtu në Rusi. Ai do t’ia paraqesë kërkesën e tij tani dhe ai u kërkon organizatave të pranishme të ndërhyjnë me Presidentin Putin, në mbështetje të kërkesës së tij për azil”, deklaroi një përfaqësuese e Snowden.

Ai tërhoqi kërkesen e parë, pasi autoritetet ruse i vunë kushtin për të ndaluar rrjedhjen e informacioneve sekrete amerikane.

Kremlini, të premten përsëriti kushtet e tij. Dimitri Peskov, zëdhënësi i presidentit rus tha se “Snowdeni mund të qëndrojë hipotetikisht në Rusi, nëse ai ndalon të gjithe aktivitetet që cënojnë partnerët amerikanë dhe marrëdhëniet mes SHBA-së e Rusise. Së dyti, nëse ai e bën këtë vetë”, deklaroi Peskov.

Ligjvenesi rus, Viacheslan Nikonov, i cili mori pjese ne takimin qe u zhvillua ne aeroportin e “Sheremetijevos” tha se Snowdeni nuk e specifikoi nese do te kerkonte azil te perkohshem.

30-vjeçari kerkohet nga Shtetet e Bashkuara, qe e akuzojne per nxjerrje te sekretit mbi skemat e survejimit.

Eduard Snowden i ka paraqitur kerkesen per azil te pakten 21 vendeve, shume prej te cileve e kane refuzuar. Vetem Bolivia, Nikaragua dhe Venezuela kane shfaqur gatishmerine per ta pranuar.

Amerikani nuk mund te lere zonen e tranzitit pa dokumentet e azilit; nje pasaporte te vlefshme apo nje vize ruse, te cilat nuk i ka.

Eduard Snowden mberriti ne Moske me 23 qershor nga Hong Kongu dhe kjo ka tensionuar marredheniet mes SHBA dhe Kines. Presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh i zhgenjyer qe Kina nuk ia dorezoi autoriteteve amerikane.

Top Channel