Lavrov: Snowden s’do azil

13/07/2013 00:00

Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se po i jep ish-nëpunësit të CIA-s
Eduard Snoëden, njeriut që bëri publike informacionet sekrete amerikane
“një platformë propagande”.

Presidenti Barak Obama i telefoi kreut të Kremlinit Vladimir Putin pas takimit te Snowden-it me grupet e te drejtave te njeriut ne aeroportin e Moskes. Kjo ishte dalja e tij e pare publike prej mberritijes ne kryeqytetin rus nga Hong Kongu.

I akuzuar me publikimin e dokumenteve sekrete amerikane, Snowden po kerkon azil ne Rusi, me qellim fundor per te udhetuar ne Ameriken Latine, ku i eshte ofruar strehim. Presidenti rus e ka beret e qarte se nuk do ta ekstradoje 30-vjeçarin ne SHBA. Të shtunën, kryediplomati rus, Sergei Lavrov tha se autoritetet ruse nuk jane ne kontakt me ish-kontraktorin e SHBA-se. Duke folur nga Kirgiztani ku po merr pjese ne Organizaten e Bashkepunimit te Shangait (SCO), Llavrov tha se nese Snoëdeni kerkon azil ne Rusi, atehere duhet te kaloje disa procedura.

“Ju e dini qe ne nuk jemi ne kontakt me Snowden dhe cështja që ai diskutoi te premten me aktivistet e te drejtave te njeriut u raportuan gjeresisht ne media. Unë dëgjova rreth tyre njesoj si te gjithe ju. Për të marrë azilin politik mbeshtetur ne ligjin rus, duhet te kalohen procedura specifike. Hapi i pare ne kete process eshte per te bere nje kerkese zyrtare për Sherbimin Federal të Emigracionit”, tha Lavrov.

Eduard Snowden theu heshtjen dhe u kerkoi grupeve te te drejtave te nejriut se ai kerkon azil te perkohshem ne Rusi dhe nuk ka asnje brejtje ndergjegjeje se ka nxjerre sekretet amerikane. Ai e konsideron Rusine si nje rruge kalimit te sigurt-drejt Amerikes Latine. Amerikani u ka paraqitur kerkesa per azil politik te pakten 21 vendeve, shume prej te cileve ia kane kthyer mbrapsht. Vetem Bolivia Nikaragua dhe Venezuela treguan gatishmeria per t’ia garantuar.

Top Channel