Ronaldo për Mou: Nuk pështyj në pjatën që ha

05/08/2013 00:00

“Unë nuk pështyj mbi pjatën që kam ngrënë”. Kështu u është përgjigjur Cristiano Ronaldo deklaratave ironizuese të Mourinho-s lëshuar pak ditë më parë.

“Janë disa gjëra në jetë që nuk meritojnë komente, dhe kjo është njëra prej tyre. Unë nuk pështyj mbi pjatën që sapo kam ngrënë”, deklaroi Ronaldo.

Pak ditë më parë trajneri portugez i pyetur mbi raportet e tij me Ronaldo-n deklaroi me ironi që ishte i kënaqur që kishte stërvitur Ronaldo-n e vërtetë, atë brazilianin në kohën kur ishte zv.trajner i Robson tek Barcelona në sezonin 1996-1997.

Mou dhe Chelsea i tij do të përballet me ish-futbollistin dhe Realin, skuadrën që stërviti për tre sezone, në finalen e turneut miqësor amerikan, “Guinnes”.

“Në finale do të ndeshemi me Chelsea-n dhe jo me trajnerin e skuadrës. Duam ta fitojmë këtë takim për ta nisur sezonin me këmbën e mbarë”, tha Ronaldo.

Asi portugez nuk kurseu lëvdatat për trajnerin e ri të madrilenëve.

“Ancelotti është një trajner i madhe, por mbi të gjitha është i sinqertë”, tha ai.

Top Channel