SHBA: Rrezik në Jemen

06/08/2013 16:10

Departamenti i Shtetit u kërkoi shtetasve amerikane dhe stafit në Jemen të largohen menjehere nga ky vend pas kërcënimeve për sulme të mundshme terroriste.

Paralajmerimi vjen pas mbylljes se 21 ambasadave dhe konsullatave amerikane te dielen, me 4 gusht dhe pas zbulimit të disa bisedave mes figurave qëndrore të Al-Kaedës, përfshirë edhe udhëheqësin e organizates terroriste, Ajman Al Zauahiri. 

Departamenti i Shtetit u kërkoi shtetasve “të mos udhëtojnë në Jemen dhe atyre që jetojne atje të largohen menjëherë, duke e cilësuar të lartë rrezikun në këtë vend”.

Kjo vjen disa ore pasi një avion amerikan pa pilot vrau katër militante të Al-Kaedes në Jemen.

Korrespondenti i BBC-së ne Sana tha se “kryeqyteti i Jemenit nuk ka pare kurre me pare masa te tilla sigurie. Qindra tanke dhe autoblinda kane rrethuar Pallatin Presidencial, ndertesa te tjera te rendesishme si dhe ambasadat perendimore”.

Abdullah Gorab tha se nje burim i sigurise ne Jemen konfirmoi se “sherbimet sekrete te vendit kane zbuluar ardhjen nga rajone te tjere te dhjetera militanteve te Al Kaedes ne Sanaa, për të vënë në zbatim nje komplot te madh dhe te rrezikshem”. 

Sipas ketij burimi, “plani parashikon shperthime dhe sulme kamikaze, ne shenjester te te cileve do te jene; ambasadore perendimore dhe ambasadat e huaja.Si Shtepia e Bardhe dhe Departamenti i Shtetit permendim kercenime qe vijne nga Al Kaeda ne gadishullin arabik, por nuk japin detaje te metejshme.

Nju Jork Times raportoi se “Shtetet e Bashkuara zbuluan biseda mes Al Zauahirit dhe kreut te grupit ne Jemen, Nasër Al Uaishi”. Gazeta shkruajti se dialogu mes tyre ishte treguesi i nje prej komploteve me te rrezikshem, prej sulmeve te 11 shtatorit”.

Perveç SHBA, Britania e Madhe edhe disa vende europiane kane mbyllur misionet e tyre diplomatike ne Jemen. Nderkohe Interpoli paralajmeroi ne fundjave, per arratisjen e elementeve te lidhur me Al-Kaeden nga burgjet e nente vendeve, mes te cileve Libise, Irakut dhe Pakistanit.

Top Channel