Aksident në Gjirin e Lalzit, humb jetën një person

09/08/2013 14:20

Një shtetas humbi jetën, ndërsa humbi kontrollin e mjetit që po drejtonte, në një aksident të ndodhur të premten në aksin e Gjirit të Lalzit.

Policia, në vendngjarje, arriti të identifikonte viktimën si shtetasin Behar Stafuka.

Ai ishte në drejtimin e një kamioni, me targa KR 87 03 A, kur për shkaqe ende nën hetim, automjeti doli nga rruga, u përplas me një shtyllë dhe ra në një hendek.

Dyshimet e para për këtë aksident bien mbi tejkalimin e normave të lejuara të shpejtësisë së qarkullimit rrugor, nga ana e viktimës që po udhëtonte i vetëm.

Top Channel