Fillimjava i bashkoi ish-ushtarakët në një protestë dy orëshe gjatë të
cilës u kundërshtua vendimi për tjetërsimin e godinës së SHQUP-it që
parashikohet te kthehet në seli të Partise Demokratike.

Ish-ushtaraket u mblodhën në oborrin e jashtëm të Shtëpisë Qendrore të Ushtrise ne nje kohe qe ky tubim u mbikeqyr edhe nga forcat e poicise, ndersa u vu re edhe rikthimi i ushtrise ne ambientet e jashtme te nderteses.

“Ata nuk duan të dinë që këtu ka qenë Ansambli i Ushtrisë; këtu ka filluar punën Vaçe Zela; këtu muzikanti Kujtim Laro ka përpiluar muzikë për filmat kryesorë shqiptarë; këtu janë bërë ditëlindje, festa; këtu është vendi i familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, shoqatave ushtarake”, tha kolonel Mikado Shakohoxha.

Ish-zevendesministri i Mbrojtjes përgjatë viteve 1982- 1990, Bajram Bane shprehet për Top Channel se vendimi per marrjen e SHQUP-it perpos gjithckaje eshte nje perpjekje per te prekur historine e Forcave te Armatosura Shqiptare.

“Shtëpia Qendrore e Ushtrisë është pronë e ushtarakëve dhe ajo nuk duhet të tjetërsohet dhe të kalojë në seli të kujtdo partie. Kjo është historia e Ushtrisë, është muzeu i Ushtrisë është memorja e Ushtrisë, prandaj ne do të protestojmë fuqishëm jo vetëm këtë herë, por do të protestojmë edhe herë të tjera dhe nuk kemi për të lejuar që kjo shtëpi të tjetërsohet”, tha Bajram Mane.

Ish-drejttuesi i katedres se Historise Ushtarake, profesor Shahin Leka i ben apel qeverise aktuale qe ta korrigjoje ne kohe kete gabim.

“Në 15 vitet e fundit kjo shtëpi u bë një mbështetje e fortë e shumë shoqatave me karakter ushtarak.Ky është një veprim amoral. T’i injorosh të gjitha këta njerëz dhe krejt befas t’u thuash se do t’u marrim këtë shtëpi është tepër amorale. Gjithë ushtarakët aktivë duhet të mos pranojnë ekzekutimin e një vendimi të tillë. Do të desha që edhe kjo qeveri që është në ikje le ta rregullojë paksa atë faj që ka bërë duke anuluar vetë vendimin”, thotë profesor Leka.

Pas tubimit para godines se SHQUP-it, ish-ushtaraket vijuan marshimin para godines se Kryeministrise ku percollen te njejtin apel.

Top Channel