Egjipt, mbështetësit e Mursit nuk tërhiqen

12/08/2013 15:45

Mbështetesit e ish-presidentit egjiptian, Mohamed Mursi nuk pranojnë të braktisin kampin e protestes të ngritur jashtë xhamisë Rabaa al-Adauija dhe sheshit Nahda në Kajro, derisa presidenti i parë i Egjiptit, i zgjedhur në mënyre demokratike të rikthehet në postin e tij.

Një prej përkrahesve të Mursit tha se “askush s’mund të rrafshojë kampin. “Kjo mund të ndodhë vetëm mbi trupat e vdekur”. Ata janë të mendimit se grumbullimet dhe protestat jane një force legjitime dhe qëllimi i tyre është të përmbushet ligji islamik”.

Të dielën në mbremje, një burim prej ministrise se Brendshme i tha BBC se “pastrimi i sheshit do të behet para lindjes se diellit dhe me shume gjasa, ky do të jete një proces gradual”.

Por, me lindjen e diellit nuk pati shenja të shtimit të forcave të sigurisë për të zbrazur sheshin.

Një zyrtar i Ministrisë se Brendshme Egjiptiane, i cituar nga “Neë York Times” tha se “fillimisht do të rrethoheshin dy zonat, për të kufizuar lëvizjen dhe për të ndaluar këdo që mund t’u sillte protestuesve ushqime dhe ujë. Me pas do të përdorej gazi lotsjelles dhe pompat e ujit”.

Ministri i Jashtem, Nabil Fahmi tha të hënën se “gjithçka duhet të zgjidhet shumë shpejt, përmes dialogut apo zbatimit të ligjit”.

Të paktën 300 persona kanë humbur jetën, pjesa më e madhe e tyre përkrahës të ish-presidentit Mohamed Mursit, në përleshjet që nisen pas rrëzimit të tij nga ushtria, më 3 korrik.

Top Channel