Policia e Gjirokastrës ka nisur në orët e para të mëngjesit të së martës një
operacion jashtë fshatit Lazarat, zona më problematike ku uniformat blu
nuk ndërhyjnë dot prej vitesh për të asgjësuar parcelat me kanabis
sativa.

Policia thote se aksioni per bllokimin e kamioneve me pleh, boteve me uje dhe punetoreve qe hyjne çdo dite per te punuar ne parcelat me kanabis, nisi ne oren 6.00 te mengjesit dhe vijon ende.

Janë bllokuar 5 automjete dhe u ndaluan 58 shtetas që udhëtonin në drejtim të Lazaratit. Ata u shoqeruan ne Komisariatin e Gjirokastres pasi ishin gati per te hyre ne fshat. Ne operacion jane angazhuar efektivët e policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndersa ne ndihme te tyre jane edhe efektivat e Komisariatit të Policisë Rrugore.

Nje nate me pare nje 26-vjeçare u plagos nga nje plumb qorr si pasoje e te shtenave me arme zjarri ne fshatin Lazarat. Policia njoftoi se vajza eshte banore e lagjes “Zinxhir” dhe u plagos ne krah.

Sipas uniformave blu, banoret e Lazaratit e kane praktike qe qellojne here pas here me arme ne ajer per te mbrojtur parcelat me kanabis sativa. Ata kane vendosur neper male persona te armatosur per te kontrolluar çdo levizje ne fshat.

Dite me pare Komanda Operative Ajrore e ‘Guardia di Finanza’ bëri të ditur detajet e operacionit të fundit të monitorimit në territorin shqiptar dhe të zbulimit të rreth 500 plantacioneve me kanabis të mbjella në Lazarat.

Sipas saj, atje janë mbjellë 319 hektarë me kanabis, që në shifra të tjera do të thotë mbi një mijë ton marijuhanë të cilat kanë në treg një vlerë prej më shumë se katër miliardë eurosh.

Për realizimin e këtij investigimi të vështirë ajror është punuar për tetë javë, në një zonë të vështirë. Rezultatet u arritën falë aparaturave të sofistikuara dhe pajisjes së avionit me fotokamera dixhitale dhe sensorëve të tjerë të realizuar nga Universiteti i Napolit.

Monitorimi ajror i territorit shqiptar parashikohet në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar në Tiranë më 19 qershor të vitit 2012 nga Drejtoria Qendrore e Policise Kriminale Italiane dhe Drejtoria Qendrore e Policisë Shqiptare.

Top Channel