Yanukovich, takim surprizë me Putin

06/12/2013 00:00

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një seancë bisedimesh surprizë në lidhje me “traktatit të partneritetit strategjik”.

Zoti Yanukovych fluturoi nga Kina për në Soci, në jug të Rusisë, për takimin, duke shmangur vizitën e planifikuar në Maltë. Muajin e kaluar ai prishi marrëveshjen e parashikuar me BE-në, duke shkaktuar protesta të ashpra në kryeqytetin e Ukrainës.

“Në Soci ai diskutoi për përgatitjen e një tratati të ri strategjik me Rusinë, si dhe për çështje ekonomike”, njoftoi zyra e shtypit e presidencës ukrainase.

Mijëra protestues anti-Yanukovych vazhdojnë të qëndrojnë jashtë selisë së qeverisë në sheshin e Pavarësisë të Kievit, duke sfiduar të ftohtin e acartë.

Ata janë të acaruar për faktin se në një kohë fare të shkurtër ai bëri një kthesë të madhe në marrëdhëniet me BE-në, duke refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të bërë gati pas vitesh të tëra negociatash.

Zoti Putin ka ftuar Ukrainën për një bashkim doganor me Rusinë, Bjellorusinë dhe Kazakistanin, një union që kushtet e anëtarësimit i ka shumë më të lehta se ato të BE-së.

Në muajt e fundit Rusia ka ushtruar presion ekonomik ndaj Ukrainës, duke shkaktuar vonesa në dogana dhe duke ndaluar importin e ëmbëlsirave ukrainase.

Top Channel