Raportet e SHBA me Mandelën

07/12/2013 00:00

Presidenti amerikan Barak Obama dhe Zonja e Parë Michelle, javen e
ardhshme udhetojne drejt Afrikes se Jugut për të nderuar ikonën e
Apartejdit, Nelson Mandela.

Sekretari i Shtypit ne Shtepine e Bardhe, Jay Carney, sqaroi se çifti i parë i Shteteve të Bashkuara do të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore, por nuk dha me teper hollesi. Në Funeralin e Mandelës pritet të shkojnë të gjithë presidentët amerikanë që jetojnë, në se ua lejon gjendja shëndetësore, ndersa ne mbare Ameriken, deri ne 9 dhjetor flamujt do te qendrojne te ulur ne gjysme shtize ne nder te tij.

Ne fakt, ne momentin e vdekjes, Mandela ishte i respektuar në Shtetet e Bashkuara dhe kudo tjetër. Por ai nuk ka qenë gjithmonë një ikonë. Pikëpamjet amerikane për Mandelën, thote Zeri i Amerikes, ndryshuan nga ato si një komunist i Luftës së Ftohtë në një hero të anti-aparteidit.

Ne 1962-shin, John Kennedy deklaroi se Washingtoni do te mbeshteste “një grup të jashtëzakonshëm” udhëheqësish afrikanë, të cilët po ndërtonin vende të reja që sapo kishin fituar pavarësinë. Ai i shtriu doren e bashkepunimit lidereve te  Algjerisë, Ganës dhe Guinesë, por jo Kongresit Kombëtar Afrikan të Nelson Mandelës. Pretoria e periudhës së Aparteidit, ishte partnerja më e madhe ne Afrike e Shteteve të Bashkuara gjate Luftes së Ftohtë, me rezerva të bollshme uraniumi, porte që përdoreshin nga Marina amerikane dhe katër baza për gjurmimin e raketave. Sekretari i Shtetit Dean Rusk ishte kundër sanksioneve ekonomike, duke paralajmëruar se dobësimi i pushtetit të të bardhëve mund të sillte si rezultat “depërtimin komunist”.  

Ish-presidenti Lyndon Johnson vazhdoi me temën e anti-komunizmit dhe gjate presidences se Niksonit e Fordit, vlerësimi i regjimit të bardhë si qëndresë ndaj komunizmit u përforcua nga mbështetja e Mandeles per Presidentin kuban Fidel Castro. Ronald Reagan ishte ai qe hapi nje dritare afrimi kur deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të negocionin me “një vend mik si Afrika e Jugut”. Kur Mandela doli nga burgu 1990-ten, ish-Presidenti George Herbert Bush shprehu hapur mbështetjen amerikane për atë që e quante një udhëheqje të re më realiste ndaj ndryshimit politik.

Top Channel