Edhe pse jemi në ditët e para të muajit janar, temperaturat e ulëta dhe
ngricat duket se nuk do të jenë prezente edhe per disa dite.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se gjate pesë ditëve të ardhshme do të jetë mot i qëndrueshem me temperatura mesatare që në zonat e ulëta shkojnë deri 5 deri ne 18 gradë celcius, një mot ky aspak i zakonte per kete periudhe te vitit.

“Do të kemi mot të qëndrueshëm gjatë ditëve në vazhdim. Karakteristikë do të jetë mëngjesi i ftohtë dhe mjegulla. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 20 gradë celsius, për shkak të orëve me diell”, thotë sinoptikane Besa Sherollari.

Sinoptikanët thane se keto temperatura jane normale, pasi i gjithe vendi eshte nen ndikimin e masave ajrore te ngrohta qe vijne nga jugu.

“Nuk ka asgjë anormale. Këto temperatura i kemi si pasojë e masave ajrore që vijnë nga jugu dhe për shkak të orëve me diell”, tha Sherollari.

Moti i ngrohte dhe shpesh edhe i paqendrueshem ka ndikuar edhe ne rritjen e numrit te personave te prekur nga virozat.

Top Channel