SHBA, acari polar zgjeron hartën

07/01/2014 00:00

Dara e acarit vazhdojnë të mbajë të mbërthyer Ameriken Veriore, e fronti
polar dalëngadalë po i drejtohet edhe lindjes duke sjelle me vete
temperatura tepër të ulëta, të paregjistruara prej të pakten 20 vjetësh.

Nga Montana deri ne Maryland, gati gjysma e popullsise amerikane eshte keshilluar te ruhet nga i ftohti ekstrem. Ne provincen kanadeze te Ontarios, termometri shenoi 40 grade nen zero, pasoje e ererave te acarta. Ndërsa në disa shtete amerikane si Montana dhe Dakota e Veriut temperaturat pritet të mberrijne deri në -50 gradë celsius.
 
Mijera avione kane qendruar ne toke dhe banoret thone se po te dalin jashte, mund t`iu ngrije lekura. E veshtire eshte situata sidomos per te pastrehet. Strehat e perkohshme ne Chicago me veshtiresi po i bejne balle fluksit te njerezve, ndersa drejtuesit e tyre ankohen se autoritetet i kane lene ne harrese.  

“Na duhen me shume batanije. Kemi nevoje per pallto, doreza, shtroje; duhen te gjitha. Qeveria nuk po na mbeshtet, ama njerezit vazhdojne t`i sjellin ketu per strehim, ndersa ne nga bashkia nuk kemi pare asnje lloj mbeshtetje financiare”, tha Phil Kwiatkowsk, kryetar i misionit Pacific Garden.

Moti i acartë, që përbën rrezik për popullsinë, është rezultat i kombinimit të fronteve të ndryshme atmosferike, një fenomen i rrallë qe ndodh kur i ftohti arktik lëviz drejt zonave të thella jugore. Vorbulla polare, sic e kane quajtur, do te perfshije deri te merkuren më shumë se gjysmën e kontinentit amerikan, por kushtet e ashpra atmosferike nuk do te zgjasin shume dhe nga fundjava, temperaturat pritet te kthehen ne nivele mesatare, 5 deri ne 10 grade mbi zero.

Top Channel