FIFA lejon Kosovën të luajë ndeshje miqësore

13/01/2014 00:00

Më në fund futbolli kosovar do të jetë i lirë për t’u përfaqësuar në arenën e futbollit europian dhe botëror me një përfaqësuese më vete nga ajo kuq e zi.

Vendimi është marrë ga Komiteti i Emergjencës së FIFA-s. Për këtë çështje ishte diskutuar pak ditë më parë në Zyrih, ku presidenti i FIFA-s, Sep Blater, u takua me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin dhe presidentin e Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiç.

Në bazë të kërkesave dhe pretendimeve të palëve, sot u dha vendimi përfundimtar që përfaqësuesja e Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore futbolli në Kosovë, por edhe në transfertë. Ndërkohë, është marrë parasysh edhe kërkesa e palës serbe sipas së cilës përfaqësuesja kosovare do të zhvillojë këto ndeshje pa u luajtur himni kombëtar dhe pa u përfaqësuar me një flamur.

Gjithsesi, ky vendim për momentin përshin vetëm ndeshjet mqësore dhe jo ato zyrtare. Aktualisht janë të lejuara të gjitha skuadrat përfaqësuese të moshave të Kosovës dhe përfaqësuesja e femrave që të zhvillojnë ndeshje miqësore.

Top Channel