Hoeness: Konspiracion kundër Ribery

13/01/2014 00:00

Uli Hoeness, presidenti i Bayern Munchen, ka deklaruar për gazetën gjermane ‘Abendzeitung’ se “disa persona nuk duan që Bayerni të fitojë gjithçka”, duke iu referuar mundësisë që Franck Ribery të fitojë Topin e Artë.

“Mendoj se Franck e meriton më shumë nga të gjithë. Nuk ka pasur lojtar tjetër që të ketë luajtur më me vazhdimësi se ai për klubin dhe kombëtaren”, tha Hoeness.

“Por, në të njëjtën kohë mendoj se disa persona kanë bërë disa gjëra dhe çmimin nuk do e marrë Ribery pasi këto persona nuk duan që Bayern Munchen të fitojë gjithçka”, shtoi presindeti i klubit bavarez.

Ceremonia e dhënies së çmimit Topi i Artë FIFA do të mbahet në Zyrih të Zvicrës, në orën 19:00.

Top Channel