Drejtuesit e rinj të Milanit

13/01/2014 00:00

Në orën 15:23 minuta të së hënës, Massimiliano Allegri la përfundimisht Milanello-n pas më shumë se 3 vitesh në krye të kuqezinjëve.

Trajneri u shkarkua nga klubi pak orë pas humbjes 4-3 në transfertë ndaj Sassuolo-s. Menjëherë mediat italiane kanë bërë një listë me emrat zëvendësues të mundshëm. Lista kryesohet nga holandezi Clarence Seedorf, aktualisht lojtar i Botafogos në kampionatin brazilian.

Ish-mesfushori i kuqezinjve pritet të mos hasë pengesa nga klubi ku luan aktualisht, pasi kontrata i pengon luajtjen në një tjetër ekip dhe jo drejtimin e një tjetër ekipi.

Vec Seedorf emri tjetër që qarkullon është Filippo Inzaghi. Ish-sulmuesi nuk është shkëputur nga ambienti kuqezi dhe aktualisht drejton një skuadër moshash në Milanello. Po pjesa tjetër e stafit kush do të jetë?

Në mediat italiane qarkullojnë emra që kanë bërë historinë me fanelën e Milanit. Kështu, trajner difensiv qarkullon Jaap Stam, ndërsa trajner i sulmuesve Hernan Crespo.

Shkarkimi i Allegrit mbërrin pak pas ristrukturimit të drejtuesve të lartë të Milanit, ku Barbara Berlusconi ka marrë rolin e zv.presidentes, së bashku me Adriano Galliani-n.

Top Channel