Ronaldo fiton Topin e Artë

13/01/2014 20:35

Pas katër vitesh mbrëtërimi të Lionel Messi, tashmë Topi i Artë njeh një fitues të ri.

Në ceremoninë gala të organizuar në Zyrih, Cristiano Ronaldo u kurorëzua si futbollisti më i mirë i 2013-s,  pas votimit të gazetarëve, të trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment”, tha Ronaldo, pas fitoi Topin e Artë për herë të dytë në karrierën e tij.

“Dua të falenderoj të gjithë shokët e mi tek Reali i Madridit, tek përfaqësuesja, familjen time këtu të pranishme. Është një nder i pakrahasueshëm. Falenderoj presidentin, shumë prej personave që më kanë ndihmuar që të mbërrij këtu, të fejuarën time, djalin tim dhe Eusebion që nuk jeton më, por që më ka frymëzuar që në hapat e mi të parë si futbollist. Është një moment shumë emocionues për mua, nuk mund të flas më shumë”, shtoi portugezi.

Në treshen finale për këtë edicion të Topit të Artë figuronte edhe francezi Franck Ribery e argjentinasi Lionel Messi.

Për Ronaldon, kjo është hera e dytë që fiton Topin e Artë, pas suksesit të arritur në vitin 2008, kur udhëhoqi Manchester United drejt suksesit në Champions League.

Top Channel