Ribery: Preferoj të fitoj gjithçka me Bayern

14/01/2014 00:00

Franck Ribery, i cili doli i treti në votimin për Topin e Artë, është i kënaqur që më në fund debatet në lidhje me këtë çështje përfunduan.

“Sigurisht që do të më kishte pëlqyer të fitoja, por nuk ka gjë. Ne lojtarët e Bayern Munchen jemi krenarë që ishim të pranishëm në ceremoninë e Zyrihut. Jam i lumtur që gjithçka përfundoi”, tha lojtari francez.

Gjithashtu, Ribery shtoi se preferon të fitojë tituj me skuadrën dhe kombëtaren e tij, në vend të titujve individualë: “Dua të fitoj gjithçka me Bayern dhe Botërorin me Francën.”

Në ceremoninë gala të organizuar në Zyrih, Cristiano Ronaldo u kurorëzua si futbollisti më i mirë i 2013-s, pas votimit të gazetarëve, të trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare.

Top Channel