Cristiano ndan me shokët Topin e Artë

14/01/2014 00:00

Cristiano Ronaldo është kthyer në Madrid me Topin e Artë dhe para stërvitjes së radhës, portugezi i Realit ka ndarë çmimin prestigjioz të marrë të hënën me shokët e skuadrës dhe stafin teknik.

Cristiano ka publikuar këtë foto në Twitter duke e shoqëruar me përshkrimin: “Ky çmim është për të gjithë ekipin dhe trajnerët. Dhe për tifozët!”

Edhe Carlo Ancelotti publikoi në profilin e tij në Twitter po këtë foto duke shkruar: “Një skuadër e madhe.”

Top Channel