Messi: Dua Champions dhe Botëror

15/01/2014 00:00

Tashmë që i iku mundësia për të fituar Topin e pestë të Artë radhazi, për Leo Messin ka ardhur koha të përqendrohet në objektivat e këtij viti që sapo ka nisur.

Në një intervistë për ‘La Stampa’, ylli argjentinas i Barcelonës deklaroi: “Dua të fitoj Ligën e Kampioneve. Jam i sigurtë që ky do të jetë një vit i madh për mua, për Barcelonën dhe për Argjentinën.”

Duke u kthyer të flasë për Topin e Artë, Messi tha me shaka: “Ai që e fiton, nuk ecën mirë në Botëror. Mua më ndodhi kështu në 2010-n.”

“Jam i kënaqur edhe pse nuk fitova. Cristiano Ronaldo e meritoi dhe emocionet e tij ishin të natyrshme”, shtoi numri 10 i skuadrës katalanase.

Top Channel