Tritol shtëpisë së Mëhillajve

10/02/2014 00:00

Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona gjate hetimeve që po
kryen për sasinë e eksplozivit që u hodh në banesën e Andon Mëhillajt në
lagjen “28 Nëntori” në qytetin e Vlorës.

Pista e vetme eshte ajo e hakmarrjes ndaj krimeve të kryera nga Julian Sinanaj, ku kushërinjte Mehillaj dyshohet se jane bashkëpuntore, si edhe porosites te disa krimeve.Shenjestra e atentatit sipas policise eshte mesazh per personin me te kerkuar ne shqiperi si sekseri i vrasjeve me arme dhe eksploziv.

Policia saktesoi se nuk kemi te bejme me nje atentat perderisa edhe atentatoret e dinin qe ne banese nuk jetonte njeri. Sasia e lendes plasese u hodh me dore nga rruga pasi muret e baneses kane qene te larta. Atentatoret, sipas policisë kishin perdorur nje sasi te vogel tritoli 20 deri ne 30 gram me fitil te ndezur, duke e ditur fare mire qe nuk do te shkaktonte deme te medha. Gjithçka i ngjan nje skenari hakmarrjeje.

Policia ne oret e vona te nates pas ores 22: 45 minuta kur ndodhi ngjarja kryesisht te te prekureve apo familjare te viktimave te lene prej bandes se Sinanajt, por rezultoi se ata kishin alibi dhe ne provat shkencore qe u kryen, nuk rezultonin te kishin perdorur lende eksplozive ne oret e fundit.Por banesa nuk eshte demtuar.

Menjehere ne vendgjarje kane mberritur forcat e policise dhe te zjarrfikses, por edhe ekspertiza te cilat kane rrethuar zonen dhe kane nisur procedurat per te gjetur ndonje gjurme te personit apo personave qe mund te kene hedhur lenden plasese. Gjithsesi policia ka ngushtuar rrethin e te dyshuarve per ngjarjen.

Ky eshte paralajmerim i pare per hakmarrje per Andon Mehillaj dhe kusheririn e tij Genis Mehillaj. Emrat e tyre u bene publikë pas arrestimit te vrasesit me pagese Juljan Sinanaj. Mehillajt dyshohen te jene çelesi i zberthimit te te gjithe porosive te krimeve te pranuara tashme nga Sinanaj. Ata paguanin kete te fundit dhe ne shumicen e rasteve nuk i kane treguar emrat e porositesve te vertete. Mehillahjt kane kryer rolin e negociatorit. Tashme te dy jane personat me te kerkuar dhe per çdo te informuar mbi vendndodhjen e tyre policia ka vene nje shpërblim prej 10 mije eurosh.

Top Channel