Protestë e drejtuesve të furgonëve

10/02/2014 00:00

Pas disa ditë protestash dhe apelesh të vazhdueshme, të cilat kane rënë
në vesh të shurdhër, drejtuesit e furgonave 8+1 në qarkun e Korçës kanë
vijuar protestën e tyre, e cila në ditën e pestë ka marrë përmasa më të
medha.

Ne diten kur Kryeministri Rama dhe zevendeskryeministri Peleshi kane zhvilluar nje sere inspektimesh ne institucione te ndryshme drejtuesit e furgonave kane bllokuar serish rrugen tek stacioni i qendrimit te tyre, ndersa ne kete dite te pestë iu jane bashkangjitur edhe drejtuesit e furgonave te linjes Erseke – Tirane.

Greva e transportit publik te taksi 8+1 ne te gjithe vendin ka hyre ne diten e 9 te saj, nderkohe qe drejtuesit e sindikatave shprehen se nuk do te ndalen deri ne plotesimin e kerkesave te tyre.

Sindikalistet do takojne drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit per te lejuar pershkallezimin e protestave, me pas ata do te ndalen para Ministrise se Transportit dhe kryeministrise per te perfunduar, siç thone ata, ne greve urie.

Top Channel