Berisha: Meta-Rama po mbyllin 20 mijë vende pune

12/02/2014 00:00

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e bërë me
dije nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për bllokimin e të gjithë
furgonave që transportojnë pasagjerë.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Berisha e ka cilësuar bllokimin e furgonave si një vendim korruptiv nga ana e qeverise Rama-Meta që sipas tij shkatërron së paku 17-20 mijë vende pune.

Ai u ka bërë thirrje drejtuesve të furgonave që të bashkohen në protestën që do të organizojë Partia Demokratike kundër varfërisë dhe rritjes së papunësisë.

“Qendrim i papergjegjshem korruptiv i qeverise Rama – Meta qe shkaterron se paku 17-20 mije vende pune. Te dashur miq, beteja me furgonate qeverise Rama -Meta, eshte nje akt shume i papergjegjshem dhe fund e krye korruptiv qe shkaterron me se paku 17-20 mije vende pune. Une ju bej thirrje te gjithe shoferave te furgonave, familjareve te tyre, te mos perkulen por te perdorin te gjitha mjetet demokratike, demostratat dhe grevat per te mbrojtur vendet e tyre te punes. Ju bej thirrje qytetareve te solidarizohen me shoferet e furgonave dhe familjet e tyre ne protesten e tyre te drejte.Une ftoj te gjithe shoferat e furgonave, familjaret e tyre te bashkohen me ne në marshin mbare popullor te 20 shkurtit kunder mashtrimeve te medha elektorale, shkaterrimit masiv te vendeve te punes dhe rritjes te pandalshme te papunesise, vendosjes se fatures aforfe te energjise qe detyron qytetaret te paguajne 2.5 here per energjine me shume se sa kreu i qeverise, kunder vendimit per furgonat qe i pret buken e gojes 17-20 mije familjeve shqiptare. Marshi i 20 shkurtit eshte antidodi, pergjigjia me e merituar ndaj revanshit te qeverise Rama – Meta”, shkruan Berisha ne Facebook.

Top Channel