Mëngjesin e të enjtes, Andon Mëhillaj, më i kërkuari i policisë shqiptare u vetëdorëzua në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

I fshehur nga momenti i shpalljes në kërkim si me akuzën e financimit të terrorizmit, ashtu edhe me atë të bashkëpunimit në vrasje, Andon Mëhillaj, njeriu që akuzohet se gjente klientët për vrasesin me pagesë Julian Sinanaj, ju dorëzua Prokurorise lokale, i shoqeruar nga nje miku i tij.

Policia eshtë vënë në dijeni më vonë për këtë dorëzim. Te dhenat e para tregojne se nje miku i tij, pronar lokalesh ne Vlore u kontaktua dhe ju kerkua qe ta çoje ne prokruroi Andon Mehillajn. Vete Mëhillaj gjatë dorëzimit në Prokurori ka deklaruar se është i pafajshem për akuzat që i kane ngritur.
 
Mbrojtesi i tij deklaron se nuk ka patur lidhje me grupin e vrasësve, përvec rastit të një vrasjeje, atë të Sokol Veizit, por pa dhënë shumë detaje. Avokati pranon se, klienti i tij ka patur njohje me Sinanajn.Sipas avokatit, Mehillaj u dorezua pasi siguroi familjen e tij, si edhe per t’u mbrojtur nga akuzat gjatë hetimit.

Ka pasur njohje por jo të asaj shkalle që ka pretenduar Julian Sinajaj nga ata që janë hedhur në shtyp. U vetëdorëzua për të qenë i pranishëm për t’u mbrojtur sa më mirë dhe për t’u përballur me ata që po ia përkeqësojnë pozitën e tij. Ekziston një lidhje por do t’i japim detajet gjatë hetimit. E vetmja përfshirje që pranon se ka lidhje, por që nuk është ashtu siç është shkruar në shtyp, është vrasja e Sokol Veizit. Në lidhje me vrasjen e Sokol Veizit, është i vetmi kontakt që ka pasur. Nuk ka pranuar asnjëherë që ka qenë personi që ka urdhëruar vrasjen dhe nuk ka lidhje me asnjë ngjarje të tjera siç është thënë nga shtyp. Ka pasur një periudhë kohë që janë zënë dhe Andoni ka qenë nën kërcënimin e Julianit. Bëhet fjalë për një ngjarje para dy vjetësh”, thotë avokati mbrojtës, Edmond Demaj.

Mehillaj nuk u mor ne pyetje ne Vlore per shkak se çeshtja e tij eshtë transferuar ne Prokurorine e Krimeve te Renda ne Tirane. A u soll ne masa te zakonshme sigurie në Tiranë, rreth ores 11:40 minuta dhe qe prej kësaj kohe eshte duke u marre ne pyetje nga nje grup prokuroresh dhe oficeresh te Krimeve të Renda të Drejtorise se qarkut Tirane.

Dy kusherinjte Andon dhe Genis Mehillaj u shpallen ne kerkim ne 29 janar pas rrefimit te Julian Sinanajt se ishin ata qe gjenin klientet qe kerkonin te benin vrasje. Nderkohe qe kusherinjte Mehillaj akuzohen direkt se kane porositur vrasjen e fqinjit te tyre Sokol Veizi. Pak dite me pare nje sasi tritoli u hodh ne shtepine e Andon Mehillajt dhe policia e cilesoi kete si nje paralajmerim.

Andon Mehillaj dhe Genis Mehillaj

Top Channel