Rama: Bllokuam furgonët pa licencë

13/02/2014 00:00

“Askush as ka dhënë urdhër dhe as ka ndaluar dhe deri në sekondën që po flasim, dhe as ka ndërmend të ndalojë deri në momentin kur do të ristrukturohet i gjithë sektori asnjë mjet 8+1 të licencuar”.

Nga salla  e parlamentit kryeminstri Edi Rama ftoi opozitën t’i japë fund spekulimit me këtë cështje, pas akuzave të deputetëve të saj për vendim të padrejtë të ndalimit të qarkullimit të furgonave.

Kreu qeverisë iu deklaroi kundërshtarëve politikë se amullinë në transportin publik e infrastrukturën rrugore e bënë ata në tetë vjet të qeverisjes e që tani akuzojnë tani nga karriget e opozitës.

“Qeveria nuk do të lejojë më, qarkullimin e mjeteve të palicencuara, Qeveria do t’i japë kohë për t’u riorganizuar të gjithë atyre që sot e kanë një licencë të rregullt dhe që do të bëjnë një zgjidhje në kushtet e tyre, nëse do të kalojnë në shërbimin taksi normal, apo nëse do të bëjnë shërbimin urban brenda rrethit të përcaktuar nga autoriteti që jep licencën për ta dhe së treti, Qeveria do të ndërmarrë pikërisht projektin për inovacionin dhe transformimin e të gjithë sistemit të transportit tonë publik”, deklaroi Kryeministri Rama.

Por kreu i grupit demokrat Edi Paloka e komentoi këtë si tërheqje të qeverisë.

“Për fat të mirë po shoh që Ministri i Brendshëm po rri si i rrahur aty sepse dje doli si i fortë dhe tha që do të bllokojmë në mënyrë të menjëherëshme furgonat, sot nuk e di a reflektoi nga konferenca jonë  e shtypit apo reflektuan nga protesta e atyre që dolën dje, do t’i dalin nesër para Kryeministrisë, kjo pak rëndësi ka, por rëndësi ka që sot doli dhe përgënjështroi atë që tha dje”, tha deputeti Paloka.

Kryeministri Rama gjithashtu preku një tjetër shqetësim të transportit urban, atë cmimit të biletës, kur deklaroi se kjo kompetencë do t’i kalojë pushtetit vendor, pasi në mënyrë të padrejtë tha ai është mbajtur prej qeverisë paraardhëse.

Top Channel