Me zë të ulët, por dukshëm i qetë , 38-vjeçari  Andon Mëhillaj doli para
gjyqtares së Krimeve të Rënda Etleva Deda, për të dëgjuar masën e
shpallur në mungesë të tij, atë të arrestit me burg.

I shumëkërkuari përgjate 17 ditësh e që e mbylli çeshtjen me vetëdorëzim, degjoi 8 akuzat që Prokuroria e Krimeve te Renda i adreson ne baze te rrefimit te Julian Sinanit.

Bashkepunëtori i drejtesise e etiketon Mëhillajn si porositesin dhe financuesin e nje seriali ngjarjesh ne Vlore. Prokuroret Ardian Nexha dhe Behar Dibra lexuan akuzat ndaj 38-vjeçarit i dyshuar per kryerje te akte terroriste me qellim perhapjen e panikut ne popullate, financim te akteve te terrorizmit, trafikim te armeve dhe municioneve luftarake, armembajtje pa leje, mbajtje pa leje te municionit luftarak, mbajtje pa leje te lendeve plasese, vrasje te shtetasit Sokol Veizi dhe vrasje te shtasit Agron Çela.

Pergjate verifikimit te mases, Mehillaj ka deklaruar vetem gjeneralitetet, ndersa mesohet se gjate seances se gjate te marrjes ne pyetje i vetëdorezuari vlonjat ka mohuar te kete njohje me Julian Sinanajn, madje thone burimet ai eshte shfaqur i frikesuar prej tij sepse siç ka shtuar ai, Sinanaj njihet si ‘killer’ ne Vlore.

Por njeri prej avokateve mbrojtes te tij ne perfundim te mases, paralajmeroi nje nder kartat qe mesa duket do te jete strategjia me e forte, ajo e berjes se nje ekpertize mendore ndaj Mehillajt duke qene se ai vuan prej vitesh nga çekuilibrimi mendor dhe per kete edhe kurohet.

Aktualisht familja e Andon Mehillajt raprotohet se vijon te qendroje e fshehur, nderkohe qe mbetet ne kerkim policor, kusheriri i tij Genis Mehillaj, 43 vjeç, per te cilin eshte leshuar nga gjykata masa e arrestit ne mungese.

Policia, të tjera prova ndaj Sinanaj
Arrestohet furnizuesi i celularëve të shpërthimit

Policia e Tiranës ka gjetur një tjetër provë të besueshme se Julian Sinanaj është njeriu që përgatiste bombat e telekomanduara.

Pas të dhënave të marra nga seancat e pyetjeve të Sinanajt, policia doli në përfundimin se, celulari i përdorur në një nga eksplozivët e ndërtuar prej tij i përkiste një taksisti nga Tirana, të cilit i ishte vjedhur nga një klient.

Redon Asllani u ndalua nga policia e kryeqytetit nën akuzën e vjedhjes. Pas ballafaqimit me Julian Sinanajn rezultoi se ai ja ka shitur celularin që është përdorur për shpërthimin.

Asllani, tashmë i arestuar, konfirmoi nga ana e tij se blerësi i objektit ishte pikërisht Sinanaj, i cili më pas përgatiti bombën me eksploziv të tipit C4. 

Top Channel