Shoferët bllokojnë furgonët “piratë”

14/02/2014 00:00

Pronarët e furgonëve në disa qytete të Shqipërisë dolën në protestë
mëngjesin e të premtes, ku disa raste bllokuan përkohësisht rrugët, të
zemëruar nga deklarimi i Qeverisë se do t’i ndalojë të punojnë në linja
të rregullta por të funksionojnë vetëm si taksi dhe të kthehen bosh.

Në Kukës pati bllokim të pjesshëm të Rrugës së Kombit ndërsa në Elbasan e Korçë, furgonistët u mblodhën në mënyrë demonstrative në qendrat e qyteteve dhe kërcënuan se do të përshkallëzojnë protestat e tyre.

Debati për ndalimin e furgonëve mbërriti të enjten në Kuvendin e Shqipërisë, ku kryeministri Edi Rama deklaroi se do të vijojë me planin e tij për të vendosur një sistem të rregullt autobuzësh ndërqytetës në vend dhe që furgonët të funksionojnë si taksi me shërbim brenda territorit të njësisë ku janë licencuar.

Top Channel