Ka përfunduar të hënën Festivali i Skulpturave të Akullit në Prizren, ‘Sculp Ice’. Mbyllja u përcoll me shkrirjen e skulpturave me anë të flakës dhe performancën e grupit muzikor “Jericho”.

Në festival morën pjesë 7 artistë nga vendi, rajoni dhe Europa.Tema e këtij edicioni ishte shkrirja e barrierave të njohjes së shtetësisë së Kosovës e barrierave të integrimit, e potencialit rinor, e tabuve dhe shkrirja e gjelbër.

Krahas skulpturave në akull është organizuar debati mbi “Rëndësinë e diplomacisë kulturore në promovimin e shtetit të Kosovës”, i zhvilluar në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave Kulturore të Prizrenit, ku janë realizuar dy biseda me artistët pjesëmarrës të festivalit, si dhe punë me studentë rreth krijimit të “artit me materiale ricikluese”.

Organizatorët e festivalit kanë theksuar se ky rrugëtim i përbashkët u mundëson që të përgatiten edhe më mirë për edicionet e ardhshme, që pritet të kulmojnë në vitin 2016 me ‘Sculp’Biennalen’ e parë në Prizren.

Top Channel