Kriza ukrainase, kritika Obamës

10/03/2014 00:00

Kriza në Ukrainë e ka vendosur presidentin amerikan Barak Obama përballë
kritikëve.Duke sjellë si shembull luftën e përgjakshme në Siri,
ambicjet bërthamore të Iranit dhe ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë,
ligjvënësit republikanë kritikuan udheheqjen e shefit të Shtëpisë së
Bardhe.

Senatori republikan, Ted Cruz tha: “Një shkak për ndërhyrjen e Putinit ishte dobësia e Presidentit Obama. Politika e administratës ka cuar në ftohjen dhe braktisjen e miqve tanë”.

Ky mendim u përforcua edhe nga Kryetari i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, republikani Mike Rogers.
 “Deri tani mendonim se ishte një shekull tjetër dhe administrata mendonte se nëse sillemi mirë, të tjerët do të sillen mirë me ne. Për fat të keq, presidenti Putin dhe Federata Ruse nuk e shohin në këtë mënyrë botën”, tha Rogers.

Kritikat u dëgjuan nga Shtëpia e Bardhë dhe zëdhënësi, Jay Carney, i cilësoi argumente të pabazuar.

“Ekziston një argument i pambështetur në fakte, pa baza të mirëfillta se Presidenti i Rusisë i ka ndërmarrë këto veprime si rezultat i veprimeve të Shteteve të Bashkuara. Mendoj se çdo historian, çdo individ që ka njohuri për Rusinë apo ish-Bashkimin Sovjetik, do ta hidhte poshtë këtë aludim, siç po bëj unë në këtë moment”, tha Carney.

Analisti Majkëll O’Hanlon tha se presidenti Obama duhet te perqendrohet tek situata konkrete ne Ukraine.

“Nuk mendoj se ai duhet të shqetësohet nga këto kritika për të ashtu-quajturat dobësi në politikën e tij të jashtme. Kritikët do të provohet se e kanë gabim nga mënyra si reagon ai në Ukrainë. Por situata në Ukrainë është tepër kritike dhe mundësia për veprime të gabuara është shumë e lartë”, tha O’Hanlon.

Hanlon thote se reagimi i administrates amerikane ishte relativisht i forte, por eshte i mendimit se ushtrise se Ukraines duhet t’i jepet mbeshtetje ne forme te ndryshme.Për Moskën veprimet në Krime synojnë mbrojtjen e banoreve ruse, nga qeveria e paligjshme e Ukraines, sic e cilesojne ruset.

Top Channel