Ukrainë, Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë

12/03/2014 00:00

Ndërsa ende nuk ka një zgjidhje për krizën në Ukrainë, Dhoma e
Përfaqësuesve miratoi rezolutën që dënon shkeljen e sovranitetit të
këtij vendi dhe bëri thirrje për vendosjen e vëzhguesve. 

Të paktën 403 ligjvënës amerikan votuan pro dhe 6 kundër. Sipas vëzhguesve, republikanët dhe demokratët u bashkuan në dërgimin e një mesazhi për Moskën.

Në një shfaqje të rrallë uniteti, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi masën e dytë në pak se një javë, për të treguar solidaritetin me popullin e Ukrainës. Ligjvënësi democrat, Steny Hoyer tha se rezoluta e miratuar dëshmon qëndfrimin e amerikanëve për ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë.

Nga ana tjetër disa republikanë kërkojnë të përshpejtojnë eksportin e saj të gazit natyror në Evropë, pasi Ukraina dhe një numër i vendeve evropiane janë të varura nga Rusia për nevojat e tyre të energjisë. Ligjvenesi republican Ljuk Mesër tha se  “Amerika duhet të shfrytëzojë këtë mundësi për të zgjeruar prodhimin e energjisë dhe eksportimin e saj për t’i dërguar një mesazh të qartë Ukrainës, Rusisë dhe aleatëve tanë se Amerika nuk do të lejojë Rusinë të përdorë burimet e saj të energjisë për të frikësuar botën”.

Javën e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një project-ligj për ti dhënë një miliardë dollarë si garanci huaje, qeverisë së re ukrainase. Edhe Senati, po shqyrton paketën e ndihmave për Ukrainën, por nuk ka votuar ende. Qeveria e përkohshme e Ukrainës i kërkoi ndihmë Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Top Channel