Avioni, nisja pa asnjë problem

12/03/2014 00:00

Komunikimi i fundit me avionin e kompanisë “Malajsia Airlines” dëshmon
se gjithçka ishte normale në bordin e tij, përpara se t’u humbte
radareve në Detin e Kinës Jugore.

Autoritetet e Malajzisë thane se “avioni iu përgjigj mesazhit të marrë nga kulla e kontrollit: ‘Gjithcka në rregull toger!”. Autoritetet malajziane bënë publik komunikimin e fundit, në një konferencë për shtyp që u zhvillua në Pekin, për të afërmit e 154 kinezve, në listën e pasagjereve të humbur.

Ndersa avioni po arrinte në kufirin ajror mes Malajzise dhe Vietnamit, kontrolli i kaloje qytetit vietnamez, Ho Ci Min. Disa minuta më vonë, nuk pati me asnje kontakt me avionin.Ministria e Jashtme kineze tha se “informacionet kontradiktore për rrugën e përshkruar nga avioni ishin kaotike”.

Shefi i forcave ajrore të Malajzisë, Rodzali Daud hodhi poshtë raportimet se “avioni është zbuluar në Ngushticën e Malakas në perëndim”. Ai tha nuk kishte bere ndonje deklarate te tille, por forcat ajrore malajziane nuk perjashtojne mundesine e nje devijim të avionit. Autoritetet vietnameze po hetojne, duke u mbeshtetur mbi rrefimin e një dëshmitari okular, i cili tregoi për djegien e një objekti në qiell, në lindje të Vietnamit.

Ekipet zgjeruan kërkimet në det në dy anët e gadishullit Malajzian, ndërsa cdo ditë që kalon shton pasigurinë për fatin e pasagjerëve dhe avionit të “Melejzhias Eirlajns”, me 239 persona në bord. Operacioni- ku perfshin 42 anije dhe 39 avione- mbulon tani nje siperfaqe prej 92 mije kilometrash katrore.

Te merkuren, autoritetet e Malajzise kerkuan ndihme nga India në detin Andaman, në veri të ngushticës së Malakas.  Në Shtetet e Bashkuara, drejtori i CIA-s, Xhon Brenan tha se mundesia e nje sulmi terrorist nuk duhet te perjashtohet, por shpjegoi se deri tani “askush nuk ka marre pergjegjesine per nje akt te tille”.

Top Channel