Kinë, sateliti gjen “zonën e dyshuar”?

13/03/2014 00:00

Një satelit kinez që po kërkon mbi zhdukjen misterioze të Fluturimit 370 të “Malaysia Airlines” “ka vërejtur një zonë të dyshuar të përplasjes”, bëri të ditur një agjenci qeveritare kineze, një provë jetësore për atë që ka rezultuar në një kërkim frustrues për avionin.

Administrata Shtetërore kineze për Shkencën, Teknologjinë dhe Industrinë për Mbrojtjen Kombëtare bëri të ditur këtë zbulim, përfshi këtu imazhet e atyre që – sipas saj – ishin “3 objekte të dyshimta notuese dhe përmasat e tyre”.

Objektet nuk janë të vogla: 13 me 18 metra, 14 me 19 metra dhe 24 me 22 metra. Sa për krahasim, hapja e krahut të një avioni Boeing 777-200 ER, i paprekur, i ngjashëm me atë të avionit të zhdukur është rreth 61 metra dhe gjatësia totale shkon në 64 metra.

Imazhet ishin kapur më 9 Mars, një ditë pasi aeroplani ishte zhdukur, por këto nuk ishin publikuar deri ditën e mërkurë.

Agjencia kineze dha koordinatat 105,63 gjatë lindore, 6,7 gjerësi veriore, që të dërgojnë në ujrat verilindorë nga vendi ku u nis në Kuala Lumpur të Malajzisë dhe në jug të Vietnamit, pranë vendit ku Deti i Kinës Jugore takohet me Gjirin e Tailandës.

“Është pikërisht vendi, ku mendohej të ishte avioni”, tha Peter Goelz, një ish-drejtor menaxherial i Bordit të Sigurisë së Transportit Kombëtar, duke theksuar skepticizmin e thellë rreth raportimeve se avioni është rikthyer mbrapsht për në Malajzi. “Mendoj se ekipet e shpëtimit duhet të dërgojnë sa më shpejt anije e avionë në atë vend”.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet kanë bërë të ditur se kanë vërejtur objekte apo gjurmë vaji që mund të lidhen me avionin e zhdukur. Megjithatë, këto zbulime janë të fundit dhe vijnë në të njëjtën ditë kur zyrtarët, në vend që të zvogëlojnë zonën e kërkimit, e kanë kaluar dyfishimin e saj një ditë më parë në afro 27 mijë milje2 detare apo 35 milje katrorë.

Top Channel