Rusia rikthen trupat në kufi me Ukrainën

13/03/2014 19:00

Rusia nisi një stërvitje ushtarake që përfishin mbi 8 mijë trupa në kufirin me Ukrainën.

Ministria e Brendshme në Moskë konfirmoi se artileria, raketat dhe armët anti-tanke do të jenë të përfshira në këto stërvitje.

Një lëvizje e tillë vjen ndërsa tensioni është në rritje mbi referendumin e të dielës në Krime, ku banorët vendas do të përcaktojnë nëse do të qëndrojnë me Ukrainën apo do t’i bashkohen Federatës Ruse.

Më parë gjatë ditës, Kievi shpalli krijimin e trupës së Gardës Kombëtare, e përbërë nga 60 mijë ushtarë, si një mbështetëse e mëtejshme e forcave të armatosura të vendit.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka paralajmëruar për një “seri hapash kundër Rusisë”, nëse referendumi i konsideruar i paligjshëm nga Uashingtoni do të sjellë aneksimin e krahinës së banuar në shumicë nga popullsi ruse.

Gjatë ditës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama u takua me kryeministrin ukrainas, të cilit i shprehu mbështetjen e tij të plotë për integritetin dhe aspiratat pro-europiane të Ukrainës.

Top Channel