Avioni i humbur, SHBA, ekip vëzhgimi

14/03/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara dërguan një ekip vëzhgimi në Oqeanin Indian, qindra
milje në perëndim të Malajzisë, për të ndihmuar kërkimet për gjetjen e
avionit të humbur.

Zyrtarë, emri i të cilëve nuk u bë publik thanë se “avioni u kishte derguar sinjale sateliteve, pesë orë, pas atij që u cilësua moment i zhdukjes apo pasi kishte pershkruar edhe 1600 kilometra nga shfaqja e fundit në radarë. Shtetet e Bashkuara derguan një luftëanije dhe një avion të sofistikuar vëzhgimi në Indianin Paqesor.

Zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Xhej Karnei konfirmoi se “ekipet amerikane ishin perqendruar ne Oqeanin Indian, prej informacioneve te reja qe u moren, por nuk dha detaje te reja”.

Ministri i Transportit i Malajzise, Hishamudin Husein tha gjatë një conference per shtyp te premten se “kërkimet po zgjerohen në lindje dhe perendim të gadishullit të Malajzise.

“Dite me pare, zyrtarët kineze publikuan foto satelitore te pjeseve te mbetura te avionit ne Detin e Kines Jugore. Por ministri malajzian i Transportit tha se fotot nuk kishin lidhje me avionin e zhdukur. Nga ana tjeter, televizioni Shteteror kinez raportoi se “lufteanija kineze po vazhdon kerkimet ne zonen, duke lene te kuptohet se autoritet malajaziane nuk kishin qene ne gjendje t’i analizonin si duhet”.

Avioni Boing 777, me 239 pasagjerë në bord u zhduk të shtunën. Ai po fluturonte nga Kuala Lumpur në Pekin dhe kontakti i fundit me kontrollin ajror ishte hapsira ajrore mbi detin e Kinës Jugore, në lindje të Malajzisë.

Top Channel