Tensione një ditë para referendumit

15/03/2014 00:00

Tensionet në Krime janë të larta. Ushtarët me uniformat e gjelbra të
pashenjuara ruajnë pozicionet para bazave ushtarake; qytetarët pre e
frikës, presin zgjidhjen e konfliktit.

Hapur nuk e pranon askush, as Vladimir Putin qe trupat i perkasin Rusise, por targat e makinave te tyre ushtarake tregojne te kunderten. Disa, me te guximshem ndoshta, dicka lene te kuptohet. Ne portin e Kerchit, ku jane stacionuar gati 100 ushtare, nje nga komandantet e tyre rrefeu per CNN se ai dhe njerezit e tij jane nga “te flotes ruse ne Detin e Zi”.

Ne qytetin port te Sevastopolit, ku ajo ka bazen e saj, nje grua e shoqeruar nga e bija u perpoq me kot t`i çonte ushqim bashkeshortit te mbyllur ne seline e marines ukranaise. Perkrahesit e Moskes e rrethuan me shpejtesi duke e quajtur “provokatore” e duke e akuzuar se kishte marre para per te sjelle telashe.

Perpara pushtimit, njesite ushtarake ruse dhe ukrainase ndervepronin ngushtesisht me njera-tjetren, por edhe pse disa prej ushtareve mund te njihen shume mire, ata qe mesyne bazat, tani duket se mbajne  distance. nga perllogaritjet e zyrtareve ukrainas, ne total jane 10 baza ushtarake te dorezuara apo te marra forcerisht nen kontroll javen e kaluar nga 16.000 trupa ruse. ose dorezohesh, ose do kercenohesh me arme nga ai qe deri dje ishte miku yt, thote rreshter Yuli Mamchur per CNN. Ruset qendrojne perpara teje me mitraloze, kurse ti je i paarmatosur.

Konfrontimet deri me sot jane zgjidhur paqesisht, por ato deshmojne sesa e tensionuar eshte situata ne gadishull e sa shpejt mund te rreshqase ne dhune. Te zene ne mes jane dhjetera familjare te ushtareve ukrainas, por edhe banore te tjere te cilet nuk pajtohen me pretendimet e shumices se “trupat ruse gjenden ne rajon per t`i shpetuar nga fashistet”.

Te rinjte tek te tridhjetat jane me pak mbeshtetes ndaj Moskes dhe tensionet ne gadishull i kane zhytur ne pesimizem. “Ketu asgje nuk eshte e sigurte, – thote nje prej tyre, Alex Shiroki. – Njerezit jetojne me frike. Une vete nuk e planifikoj dot jeten time. Nuk mund ta them me siguri se cfare do te me ndodhe neser”.

Krimea, Rusia veto në OKB
Bie drafti kundër referendumit për shkëputjen

Rusia bllokoi me veton e saj një draft/rezolutë të Kombeve të Bashkuara, kritike ndaj referendumit të 16 marsit për shkëputjen e Krimesë nga Ukraina, duke u bërë i vetmi anëtar i Këshillit të Sigurimit që votoi kundër një masë të tillë.

Kina, aleate e Moskës, zgjodhi të abstenonte. Fuqitë perëndimore e kritikuan ashpër veton ruse, ndonëse lëvizja në fjalë, për ta nuk ishte dhe aq e papritur.

Në terren, situata vazhdon përshkallëzimin, siç dëshmojne edhe pretendimet e fundit të Kievit, se trupat ruse kanë marrë nën kontroll një fshat në veri të Krimesë.

Rreth 80 ushtarë të mbështetur nga katër helikopterë e tre autoblinda hynë, sipas Ministrisë së Jashtme ukrainase, në Strilkovë me pretendimin se do të mbrojnë një pikë shpërndarjeje të gazit nga sulmet terroriste.

Një ditë më parë, dy persona humbën jetën në përleshjet mes aktivistëve pro-ukrainas e atyre pro-rusë në qytetin lindor të Kharkivit, shenja më e fundit kjo e tensionimit të situatës në vend, e cila duket gati të shpërthejë nga momenti në moment.

Të paktën 5 të tjerë u plagosën dhe sipas raporteve në media, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Grupet rivale fajësojnë njëra-tjetrën për dhunën.

Përplasjet nisën në sheshin Svoboda të qytetit, nga ku demonstruesit pro-Kievit u tërhoqën në zyrat e tyre, të cilat u mësynë më pas prej mbështetësve të Moskës. Përveç të shtënave janë hedhur edhe koktej molotov, por nuk dihet me saktësi nga cila palë.

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Hennadiy Kernes u citua më vonë nga shtypi vendas të pohonte vdekjen e dy personave në incidentin e dhunshëm, ndërsa guvernatori i qytetit, Ihor Baluta e quajti ngjarjen një provokim.

Autoritetet, sipas tij, kanë nisur një hetim për të përcaktuar dinamikën e qartë të saj, duke qenë se asnjëri prej grupeve rivale nuk pranon ta ketë nisur ai sherrin.

Moska e ka shtrënguar darën e saj ushtarake mbi republiken autonome të Krimesë, ku mbështetësit e saj përbëjnë gati 60% të popullsisë, ndaj rezultati i referendumit të 16 marsit nuk është i vështirë për t’u parashikuar.

Top Channel