Nigeri, 71 viktima nga shpërthimi në Abuja

14/04/2014 00:00

Të paktën 71 persona janë vrarë nga një shpërthim në një stacion autobusi në qendër të Nigerisë, mëngjesin e së hënës, bëri të ditur një zëdhënës i policisë, ndërsa 124 të tjerë raportohen të plagosur nga shpërthimi në periferitë e Abuja-s, shtoi Frank Mba.

Stacioni për parkimin e autobusëve “Nyanya” u mbipopullua gjatë mëngjesit të 14 Prillit me njerëz. “Jemi edhe duke trajtuar personat e plagosur, si dhe po mbledhim prova”, tha Ishaya Isah Chonoko, koordinatore e zonës në Agjencinë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave, në Abuja.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 6:45 të mëngjesit, tha Manzo Ezekiel, zëdhënësi i agjencisë së emergjencave. Detajet në lidhje me shkakun e shpërthimit, apo kush ishte përgjegjës, nëse ka ndonjë, nuk janë bërë ende të ditura.

Presidenti nigerian Goodluck Jonathan vizitoi menjëherë skenën e ngjarjes. Për sa kohë që askush nuk ka bërë fajtor ndonjë grup, ai foli për të tejkaluar Boko Haram, grupin e militantëve islamikë, që ka ndërmarrë prej kohësh një fushatë të dhunshme e të përgjakshme në veri-lindje të Nigerisë, duke u përpjekur për të vendosur versionin strikt të ligjit Islamik atje.

“Çështja e Boko Haram është thuajse një histori e shpifur në këtë periudhë të zhvillimit tonë. Por do të arrijmë të dalim mbi ta”, tha ai. “Çështja e Boko Haram është diçka e përkohshme”.

Top Channel