Ulja e avionit të drogës në Divjakë

12/05/2014 00:00

Koha dhe vendi ku u ul avioni në Divjakë bëri që ai të tërhiqte vëmendjen e shumë njerëzve. Top Channel intervistoi një prej dëshmitarëve që e pa të gjithë skenën e uljes së tij.

TCH: Mund të na e përshkruani se çfarë patë?

Dëshmitari Luka Sherifaj: Avioni udhëtonte nga Kavaja në drejtim të Bedatit, në një lartësi të ulët. Ishte vetëm 10-20 metra nga pishat.

TCH: Si e vutë re?

Dëshmitari: Na e tërhoqi vëmendjen nga lajmet që dëgjojmë për drogën.

TCH: Nga po e bënte fluturimin?

Dëshmitari: Përgjatë bregdetit.

TCH: Pas sa kohësh nga ulja e avionit erdhi policia?

Dëshmitari: Kaloi një fuoristradë policie 5 minuta pasi u ul avioni.

TCH: Ka pasur patrulla policie në këtë zonë?

Dëshmitari: Ka vetëm në qendër të Divjakës patrulla.

TCH: E pe arrestimin apo drogën?

Dëshmitari: Nuk pashë as arrestim, as drogë. Nuk lëviza fare nga hoteli. Pashë vetëm furgona të policisë.

TCH: Keni parë herë tjetër të ulen avionë këtu?

Dëshmitari: Avionë nuk kam parë të ulen, por kalojnë.

TCH: Kalojnë afër, në lartësi të ulët?

Dëshmitari: Po.

TCH: Kur ke parë për herë të fundit?

Dëshmitari: Para një muaji.

Top Channel