Arvizu: Avioni? Të presim hetimet

12/05/2014 00:00

Ambasadori amerikan ne vendin tonë Alexander Arvizu deklaroi se duhet pritur përfundimi i hetimeve para se të dilet në përfundime për trafikun e drogës.

Arvizu ishte në Elbasan për ceremoninë e betimit të Korpusit të Paqes kur u pyet nga gazetarët për zhvillimet e ditëve të fundit dhe akuzat e opozitës mbi trafikun e lëndëve narkotike.

“Ka shumë më tepër gjëra që nuk dimë. Dhe mendoj se duhet të presim të shikojmë se çfarë do të nxjerrin hetimet. Qartazi ka shumë pikëpyetje dhe jam i interesuar të mësoj më shumë, por mendoj se është e rëndësishme që hetimet të jenë të plota dhe t’i përgjigjen shumë pyetjeve. Të gjithë e kanë një mendim në lidhje me këtë çështje dhe të gjithë e kanë të drejtën të kenë mendimin e tyre. Unë mendoj që kemi nevojë për më shumë informacion dhe më shumë fakte”, tha ambasadori amerikan.

Top Channel