Filmimi i uljes së avionit

12/05/2014 00:00

Një student së bashku me të fejuarën e tij ishin në plazhin e Divjakës mesditën e së shtunës. Ata u bënë dëshmitarë të momentit kur avioni u ul, goditi një pjesë të ngritur në rërë dhe iu këput rrota e krahut.

Studenti realizoi një video pasi kishte ndjekur avionin kur kishte bërë disa rrotullime mbi bregun e detit, në plazhin e Divjakës.

Në momentin që avioni u ul dhe doli mbi disa banesa në zonën e pishave nisi edhe filmimi i fundit. Dy të rinjte më pas u afruan pranë avionit ku ndodheshin dy automjete, një xhip ngjyrë gri dhe një veturë “Golf”.

Ata treguan se automjetet u larguan brenda ne pyll, ndërsa dy të fejuarit, pasi nuk e kuptuan se ç’kishte ndodhur, nisën të bënin fotografi ‘selfie’ me avionin në sfond dhe pilotin që dilte nga kabina.

Në një nga fotot e para duket se piloti ndodhet brenda avionit dhe anash tij, në një distancë prej dhjetra metrash, rrota e këputur.

Ndërsa para avionit duken gjurmët e disa personave që pas uljes se mjetit janë afruar e më pas kanë ikur me shpejtësi me automjet.

Top Channel