Një pasagjer i linjës së fluturimit Zurich-Prishtinë ka kërcënuar se do të hedh në erë avionin, por fatmirësisht ai është neutralizuara nga një udhëtar tjetër, i cili ka përdorur teknikat  e arteve marciale.

Policia e Kosovës ka mohuar informacionet e publikuara në shtypin e Kosovës se ishte një një sulm terrorist.

Sipas policisë, e cila i referohet edhe policisë kufitare, por edhe pilotit të avionit, ky nuk ishte rast për  rrëmbim avioni.

“Kishim të bënim me një pasagjer, i cili nuk u është përmbajtur rregullave të qëndrimit në avion gjatë fluturimit si dhe që vuan nga çrregullime psikike”, tha policia, e cila sqaroi se pasagjeri që kërcënoi, nuk ka tentuar të rrëmbejë avionin, nuk ka tentuar të sulmojë apo të ofendojë askënd.

Burime të tjera zyrtare brenda institucioneve të sigurisë në Kosovë thonë se çështja është zmadhuar më shumë se ç’duhet.

Personi në fjalë nuk ka pasur shkrepse, me të cilën ka kërcënuar, e as nuk e ka përmendur fjalën “Allah” thonë burimet. Lidhur me këtë rast është informuar edhe prokurori ne Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me vendim të tij personi është liruar.

Deshmimtari tregon si e neutralizoi pasagjerin 

Nehat Llovca ishte një nga udhëtarët e linjës Zurich-Prishtinë, i cili ndërhyri për të neutralizuar incidentin. Ai për Top Channel ka treguar se si e ka neutralizuar personin, që sipas tij dukej me probleme mendore. 

“Kam parë shumë pak, pasi kam qenë në gjumë, por kamë kuptuar që diçka po ndodhte pranë fundit dhe kam reaguar. E kam neutralizuar shumë shpejtë atë. Merrem me disa sporte, përfshirë edhe ato për vetëmbrojtje. Personin e kam mbajtur për rreth 20 minuta të shtrirë në tokë. I kisha vënë prangat, të cilat mi sollën stjuardesat. Kur vendosa të ndërhyja nuk e dija se si ishte situata, por më pas me sa kuptova ai person kishte probleme mendore”, ka thënë pasagjeri Nehat Llovca. 

Top Channel