“Të goditet ashpër ekonomia ruse”

17/05/2014 00:00

“Perëndimi duhet të vendos sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, e cila po zhvillon një luftë të fshehur në Ukrainën Lindore” ka thënë ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Deshchytsia në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian i kanë shtuar sanksionet e tyre ndaj individëve dhe disa kompanive ruse, duke akuzuar Vladimir Putin si nxitës të rebelimit në Ukrainë, nja akuzë që Presidenti i Rusisë gjithmonë e ka mohuar.  

“Perëndimi duhet të vendos sanksione që godasin sektorë specifik të ekonomisë, si për shembull sistemin bankar dhe këto hapa duhet të merren menjëherë, para se Rusia të ndërmarrë hapa të tjera”, ka thënë ministri Ukrainas.

Deshchytsia u shpreh se “politikanët gjermanë duhet të jenë të vetëdijshëm se Rusia nuk do të ndalet në Luhansk apo Donetsk” dhe shtoi se “qeveria gjermane duhet të jetë më e ashpër ndaj Rusisë, nëse ata nuk mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar”.

Gjermania ka lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë dhe industria vendase po nxit kancelaren Merkel që të vendos sanksione të reja ndaj, më të ashpra, ndaj ekonomisë ruse, nga të cilat ekonomia gjermane do të fitonte më tepër qëndrueshmëri.

“Putin ka frikë nga sanksione e ashpra të perëndimit prandaj po përdorë ‘terroristët’ për trazira dhe më pas ta marrë nën kontrollin e tij lindjen e Ukrainës. Shumica e armëve të përdorura nga pro-rusët kanë ardhur nga rezervat e ushtrisë ruse. Rojet e kufirit kanë arrestuar kontrabandistë që tentonin të fusnin armë në Ukrainë”, deklaroi Deshchytsia.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka thënë gjithashtu se “janë zbuluar edhe biseda telefonike mes udhëheqësve separatist dhe agjentëve rusë”.

Top Channel