Turqi, 301 viktima nga tragjedia e minierës

17/05/2014 00:00

Ndalet në 301 numri i minatorëve të vdekur nga incidenti tragjik i ndodhur në minierën e Somas në perëndim të Turqisë.

Autoritetet turke njoftuan ndërprerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit pasditen e së shtunës. Ministri Turk i Energjitikës, Taner Jilldiz tha se operacionet e shpëtimit do të ndalen derisa të vihen nën kontroll flakët e një zjarri të ri.

“Kemi dalë në përfundimin se mund të jenë edhe tre punëtore në minierë. Natyrisht që operacionet e shpëtimit do të vazhdojnë, por një tjetër zjarr ka shpërthyer në pjesën tjetër të minierës”, tha ai.

Protesta anti-qeveritare dhe kunder kompanisë, në pronesi të të cilës ishte miniera u zhvilluan në disa qytete të Turqisë, por indinjata u shtua pas publikimit te videos së kryeministrit Rexhep Taip Erdoan që, sic raportuan mediat vendase, qëlloi një protestues në Soma, ndërsa ndihmësi i tij goditi me shkelma një tjetër.

Top Channel