Messi: Ëndërroj trofeun kundër Neymar

11/06/2014 00:00

“Do të ishte një ëndërr të fitoja Botërorin dhe, siç po shkojnë gjërat, besoj se mund t’ia dalim”.

Këto kanë qenë fjalët e Lionel Messi-t, sulmuesit të Argjentinës, në lidhje me triumfin e mundshëm në finalen e këtij kompeticioni.

Kampioni i Barcelonës ka folur për mediat vendase edhe në lidhje me një dëshirë të tij, pikërisht për finalen e Brazil 2014. “Ndoshta do të mund të ndeshem kundër Neymar”.

Ndërkohë, gjithçka ecën mirë sa i përket përgatitjeve për debutimin e 16 Qershorit, kundër Bosnje Hercegovinës.

Mesi beson dhe këtë e shfaq hapur. “Mendoj se kam mësuar nga çfarë kam gabuar në edicionet e kaluara, në mënyrë që të mos i përsëris të njëjtat gabime. Kam dëshirë të fitoj dhe jam i vendosur të luftoj ndaj kujtdo”.

Shpresat e tifozëve argjentinas janë te “pleshti”, madje që ky të mos hasë sërish problemet fizike që e kanë penguar gjatë muajve të fundit.

Top Channel